Batatina “tremb” Ilir Dajën, Drita mposht Ballkanin dhe “ndez” garën e titullit

Janë luajtur ditën e sotme 3 sfida mjaft interesante të vlefshme për javën e 21 të Superligës së Kosovës. 3 ndeshje ku pati dhe rezultate surprizuese, duke i dhënë një tjetër “frymë” garës për titullin kampion.

Supersfida e kësaj jave ishte ajo mes Dritës dhe Ballkanit. Sfida e zhvilluar në Gjilan përfundoi me fitoren minimale të vendasve, 1-0. Golin e vetëm për Dritën dhe të kësaj ndeshje e shënoi Juan Mesa në minutën e 62’. Drita i shkakton Ballkanit kështu një humbje që i luhat pozitat e kryesuesit, ku në rast të fitores së nesërme të Llapit ndaj Fushë Kosovës, skuadra e Ilir Dajës do jetë vetëm 1 pikë larg ekipit që drejtohet nga Batatina. Në krahun tjetër, Drita shkon në kuotën e 40 pikëve, në vendin e tretë.

Në krahun tjetër, Prishtina është mposhtur në shtëpi nga Malisheva. Skuadra e Malishevës ia doli të triumfonte me rezultatin e pastër 0-2, me golat e Altin Aliut dhe Drilon Hazrollajt. Ndërsa sfida mes Feronikelit dhe Gjilanit përfundoi në barazim pa gola, 0-0.

Similar Posts