Ancelotti i fiksuar me lojtarin e Juventus , Real Madrid gati ta sjelli në Bernabeu

Andrea Cambiaso në fokusin e gjigandëve të LaLiga-s, Real Madrid. Anësori i Juventus po zhvillon një sezon mjaft pozitiv në radhët e bardhezinjve teksa trajneri Massimiliano Allegri e ka një “xhol” të vërtetë pasi e aktivizon në disa role.

Sipas “Corriere Dello Sport”, 24-vjeçari pëlqehet nga trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti dhe në këtë formë, “Los Blancos” janë duke menduar për një ofertë në merkaton e verës. Cambiaso është i lidhur me Juventusin deri në vitin 2027, megjithatë “Zonja e Vjetër” është e gatshme të heqë dorë nga italiani në rast të një ofertë prej 50 milionë eurosh.

Similar Posts