Pse super-yjet duan të largohen nga Arabia?

Nuk kanë kaluar shumë muaj nga nënshkrimet e kontratave të bujshme të lojtarëve që kaluan nga Europa në klubet e Arabisë.

Kontratat me shifra marramendëse bindën edhe fituesin e Topit të Artë që tu bashkohet klubit Al Ittihad.

Gjithsesi tashmë disa nga ta kanë filluar të pendohen.

Jordan Henderson u largua nga Al-Ettifaq dhe nënshkroi për Ajax.


Karim Benzema ka munguar në stërvitjet e Al-Ittihad dhe Marcelo Gallardo e përjashtoi atë nga kampi.


Roberto Firmino është ulur në stol te Al-Ahli dhe nuk ka shënuar që nga gushti.


Jota mezi luajti për Al-Ittihad dhe dëshiron të largohet nga klubi.

Dhe lista vazhdon të rritet..

Disa nga arsyet për këto pakënaqësi janë:

•Temperaturat e larta, në Arabinë Saudite temperaturat mbi 40 gradë celsius janë të shpeshta.

•Pak tifoz në stadiume, shumica e ndeshjeve kanë më pak se 1000 tifoz në stadium.

•Ambientimi në jetën sociale është i vështirë veçanërisht për lojtarët e rritur në Europën Perëndimore.

•Karriera me kombëtare në rrezik, lojtarët që luajnë në Arabi do ta kenë shumë më të vështirë të marrin ftesën për EURO 2024.

Similar Posts