“Air Albania” pa ‘Zot shtëpie’ prej 20 dhjetorit, shkak janë… Guerrilsat

Nëse e keni vënë re, në dy ndeshjet e fundit të luajtur në stadiumin ‘Air Albania’, saktësisht Partizani – Erzeni dhe Tirana – Skënderbeu, tifozëritë vendase janë vendosur në Sektorin S (djathtas) në krahun e kundërt të Sektorit N (majtas). Në këtë rast tifozëritë Guerrils dhe Fanatics nuk janë ulur në sektorin e zakonshëm në ‘shtëpi’, por si ‘miq’.

Arsyeja pse ka ndodhur kjo zhvendosje daton që më 20 dhjetor në finalen e Superkupës mes Partizanit dhe Egnatias. Ultrasit e Partizanit, Guerrilsat, në atë ndeshje kanë thyer xhamin ndarës mes tribunës ‘ultras’ dhe fushës e për arsye sigurie është vendosur nga FSHF që ai sektor të mbyllet deri në vendosjen e xhamit të ri.

Partizani është urdhëruar nga Komisioni i Disiplinës për dëmshpërblimin e dëmtimeve, por mesa duket ende nuk është zgjidhur situata e cila do të vazhdojë edhe të dielën me ndeshjen Tirana – Erzeni.

Java e rradhës sjell derbin Partizani – Tirana dhe me siguri xhami i ri do të vendoset pasi ai sektor nuk mund të qëndrojë më i mbyllur në një përballje të tillë ku tribunat do të jenë të mbushura cep më cep.

Similar Posts