E konfirmon Guardiola, do të jem trajner i Cityt edhe sezonin e ardhshëm
Pep Guardiaola ka deklaruar se do tq vazhdojë të jetë trajner i Manchester Cityt edhe sezonin e ardhshëm.
Spanjolli do të jetë në krye të Cityzens deri në qershor të vitit 2025, shkruan IndeksOnline.
“Unë kam një kontratë dhe dua të jem këtu në Man City sezonin e ardhshëm, sigurisht! Unë do të qëndroj këtu në City, po ose po”, ka thënë Guradiola.
Guardiola sot do të kërkojë titullin e katërt radhazi në Premierligë, ku Manchester City me një fitore ndaj West Hamit do të shpallet kampion i Anglisë./IndeksOnline/