U transferua te Rangers, Bajrami: Dua të shkruaj historinë, në Skoci më pëlqen mënyra e lojës

Nedim Bajrami ka nisur një aventurë të re në Skoci, ku pas 5 vitesh largohet nga Italia. Mesfushori i Kombëtares është transferuar te Ranges, ku do të luajë sezonin e ri.

Bajrami ka folur për këtë kalim, ndërsa ka theksuar se dëshiron të shkruaj historinë me këtë klub. Ndër të tjera ka bërë të ditur se futbolli në Skoci ndryshon nga ai në Itali, ndërsa i pëlqen mënyra e lojës.

“Fola me menaxherin tim para 2 javësh dhe u lumturova kur më tregoi për Rangers. I thashë që të mbyllte marrëveshjen dhe tani jam këtu gati për të dhënë më të mirën. Rangers është një klub me histori të pasur dhe dua të bëhem pjesë e saj. Dua të bëj edhe unë histori me këtë fanellë.

Kampionati Italian është shumë taktik dhe kam mësuar shumë atje. Këtu në Skoci është një futboll ndryshe krahasuar me Italinë. Por është një mënyrë lojë që e pëlqej”, ka theksuar Bajrami.

Similar Posts