ANCELOTTI NUK DËSHIRON TË LUAJË NË KUPËN E BOTËS PËR KLUBET

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, në një intervistë për mediet spanjolle ka bërë me dije se skuadra e tij nuk do të luajë në kompeticionin e organizuar nga FIFA.


Sipas tij është e paarsyeshme që Real Madrid të luajë në një kompeticion ku fituesi merr 30 milionë euro, ngase Reali ato fitime i ka në një ndeshje të vetme.

Megjithatë, në një komunikatë zyrtare, klubi nga Madridi theksuan se janë të dedikuar 100% ndaj çdo trofeu, përfshirë edhe Kupën e Botës për klube.

Kompeticioni i Kupës së Botës për klube organizohet nga FIFA dhe marrin pjesë klubet më të suksesshme nga kontinentet e botës.

Së voni, FIFA mori vendim që ta ndryshojë formatin e këtij kompeticioni, çka ka sjellë shumë polemika, dhe klubi mbretëror nga Spanja së fundi është bërë pjesë e tyre.”

Similar Posts