Jurgen Kloppit i bëhet pritje e madhe jashtë stadiumit “Anfield”

Skuadra e Liverpoolit sot zhvillon ndeshjen e fundit gjatë këtij sezoni në Premier League.

“The Reds” luajnë në “Anfield” ndaj Wolves një ndeshje që për trajnerin Jurgen Klopp ka një rëndësi të veçantë, shkruan Indeksonline.

Në fakt, për Kloppin kjo do të jetë ndeshja e fundit si trajner i “The Reds” pasi muaj më parë njoftoi largimin nga klubi anglez.

Shumë tifozë janë grumbulluar jashtë stadiumit për ta pritur trajnerin gjerman, duke dhuruar një “show” të vërtetë.

Sigurisht që edhe në stadium, Jurgen Klopp pritet ta marrë një përshëndetje të ngrohtë për suksesin e madh që ka arritur me ekipin e Liverpoolit brenda nëntë viteve./Indeksonline/

https://twitter.com/SkySportsPL/status/1792184970468790747?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1792184970468790747%7Ctwgr%5E974aa81b6fc74e3e2cd7e700882f2ceefbf9884e%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2Fjurgen-kloppit-i-behet-pritje-e-madhe-jashte-stadiumit-anfield%2F

Similar Posts