E KRYER/ Ernest Muçi transferohet te gjiganti turk, Legia mbyll marrëveshjen për shumën e majme

Ernest Muçi do të jetë lojtari më i ri i Besiktas. Lajmi bëhet i ditur nga mediet turke të cilët kanë nisur ditën me lajmin për transferimin e shqiptarit në Turqi. Merkato në Turqi nuk është mbyllur ende dhe kjo i lejon skuadrat të kryejnë transferime edhe tani.

Sipas “Fanatik” palët kanë mbyllur çdo akord dhe është rënë dakord për një kontratë deri në 2027 për talentin ndërsa për Legian do të shkojnë plot 8 milionë euro. Kujtojmë që gjiganti polak e bleu nga Tirana në vitin 2021 për 500 mijë euro.

Muçi do të kryejë vizitat miqësore ditën e sotme dhe do të prezantohet zyrtarisht nesër në stadiumin mitik ‘Vodafone Arena’.

Similar Posts