Kartoni blu, zbulohen detajet e rregullit më të ri të futbollit

RISI NË FUTBOLL – KARTONI BLU

Telegraph raporton se IFAB (Bordi Ndërkombëtar i Futbollit) në datën 2 mars mund të japë dakordësinë për shtimin e një tjetër kartoni, atë me ngjyrë blu.

• Çfarë efekti ka kartoni blu?
Kartoni blu do t’i shtohet atij të verdhë dhe të kuq dhe efekti i tij është largimi i një lojtari nga fusha e lojës për 10 minuta.

• Kur mund të përdoret?
Kartoni blu do të përdoret vetëm në raste specifike si për shembull: protesta të tejzgjatura apo një faull taktik që pengon një sulm premtues.

• A do të ketë kombinim mes kartonit blu dhe atyre të tjerë?
Po! Kombinimi mes dy kartonave blu ose një blu me një të verdhë do të çojë tek kartoni i kuq dhe pezullim.

Similar Posts