VIDEO/ Sylvinho e ka ‘harruar’, Arbnor Muja i dërgon një sinjal me gol e asist nga Turqia

Arbnor Muja ishte protagonisti kryesor dhe pa më të voglin dyshim, Lojtari i Ndeshjes në sfidën mes Hatayspor dhe Samsunspor të fituar 0-3 nga ekipi i tij.

Futbollisti dardan shënoi golin e parë në minutën e 36’, një incursion personal fantastik duke dribluar mes 2 kundërshtarëve e më pas dërgon topin në cepin e rrjetës. Një aksion thuajse identic edhe në golin e dytë, teksa kësaj here ishte asistuesi për sulmuesin Mouandilamadji që e kishte mjaft të lehte të shtynte topin drejt rrjetës. Gol e asist që i dha atij notën më të lartë, 9.2 nga SofaScore.

Muja i dërgon kështu një sinjal të qartë Sylvinhos i cili nuk e ftoi as në Europian e as në ndeshjet e shtatorit ndaj Ukrainës e Gjeorgjisë për Nations League.

Similar Posts