Habit moderatori kosovar: Jam i divorcuar por me ish-gruan shkojmë në pushime verore bashkë…

Moderatori i njohur Kreshnik Berisha Keka, i ftuar së fundmi në një nga panelet e emisionit Kosova Today ka treguar përvojën e tij personale me divorcin pas një martese të gjatë nga e cila ka dy fëmijë.

Ai ka dhënë disa këndvështrime tejet interesante, atipike për procesin si proces.

I ftuar në Kosova Today, ai mes tjerash u shpreh:

‘Me më kthy prapë në kohë, nuk kisha ditë qysh me e bë më mirë divorcin. Bashkëjetesa në burg është e keqe, bashkëjetesa toksike. Nëse një fëmijë çohet nga gjumi dhe sheh prindërit duke u përla, aty është problemi që i krijohet fëmijës.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FKlanKosovaOfficial1%2Fvideos%2F464901552866535%2F&show_text=false&width=380&t=0

Berisha zbuloi se me ish-gruan shkojnë në pushime bashkë.

‘Mua më ka ndodh me shku në bregdet bashkë me ish-gruan dhe fëmijët. Tre udhëtime prej që jemi ndarë me ish-gruan dhe të gjitha planifikimet gati bashkë sepse prapë jemi familje. Kryesorja është me qenë të lumtur dhe të mos dëgjojë fëmija duke e mosrespektuar nënën sepse në një mënyrë ia shan gjysmën e qenies së tij’, deklaroi ai.

Diskutimin e plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme. /Prive.al

Similar Posts