June 27, 2022

Arbër Bytyqi transferohet tek gjigandi i futbollit Shqiptar.

2 min read

Në orët e fundit të afatit kalimtar, të dimrit i riu nga Prizreni Arbër Bytyqi ka nënshkruar me klubin nga Kryeqyteti Shqiptar Kf Tirana.

Arbëri është produkt i shkollës futbollit FC LIRIA, që njihet si vatër e futbollistëve te rinjë. I riu nga Prizreni është nën menaxhimin e agjensionit KÇIRAMANAGEMENT te cilin e drejton Lek Kçira, ndërsa anëtar i këtij agjensioni dhe bashkëpuntor i ngushtë është edhe Gëzim Kçira i cili nga afër ndermjetesoj këtë transfer. Agjensioni KCIRAMENAGEMENT ka nën menaxhim lojtarë nga kampionatet Kombëtare dhe ndërkombetare dhe është me seli ne Zagreb te Kroacisë. Tashmë te rinjtë nga Prizreni dhe me gjërë kanë mundësi te mirë te dëpertimit.

“Arbëri ka qenë ne Kf Laç në dy vitet e fundit, dhe anëtar i rregullt i U-19 te Kombëtares Kuq e zi, duke bërë super paraqitje, por tek Laçi nuk ju dha mundesia për te treguar vlerat e tij. Fillimisht vendosem ta kthejmë në FC LIRIA pasi që Klubi ka nevojë për potencialin e tij, por kjo nuk kaloj pa e verejtur mediat Shqiptare, dhe pasi qe filluan lajmet per largimin e tij nga KF LAÇI, u bë e pamundur te qendron ne Prizren, pasi që filluan kerkesat nga klubet e shumta. Kemi pas interesim nga dy Klube nga Kroacia, disa klube nga Superiorja e Shqiperisë, por kemi vendos per Kf Tiranën,per disa arsye të cilat kemi menduar qe janë ne favor te futbollistit.

Është shprehur Gezim Kçira për Urban press.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.