RTSH shkarkon dy moderatorët e mëngjesit, e pabesueshme gafa që bëjnë!

Moderatori i njohur Ermal Qori nuk do të jetë më pjesë e Radio Televizionit Shqiptar. Mësohet se ai ka dhënë dorëheqjen nga emisioni i ‘Mirmëngjes Shqipëri’ pa dhënë arsye.

Por ky vendim i papritur i tij mund të ketë ardhur dhe si reagim kundër mosmarrjes së masave nga drejtuesit e lartë në RTSH ndaj gafave të moderatores Valbona Mëhilli që e shoqëronte çdo mëngjes në emision. 

Kujtojmë se emisioni i tyre i cili niste që në orën 06:00 të mëngjesit ka mbushur rrjetin me memet dhe gafat e Valbona Mëhillit dhe kjo ka bërë që moderatori Qori të distancohej nga e gjithë kjo situatë.

“Holauskët” është shqiptimi që Valbona bëri për holokaustin dhe ky moment u bë viral, duke u komentuar së tepërmi në rrjet. Gjithashtu dy moderatorët nuk dinin të lexonin fjalën Auschwitz, duke fajësuar gjermanishten!

Reagimi i moderatorit, Ermal Qori:

Sqarim për publikun, kolegët dhe të gjithë dashamirësit që dërguan me qindra mesazhe dhe telefonata sot, NUK ËSHTË I VËRTETË LAJMI I PUSHIMIT TIM NGA RTSH Radio Televizioni Shqiptar, mos deformoni të vërtetën!

Kam vendosur të mos jem më as autor dhe as moderator i programit Mirëmëngjesi Shqipëri, programit të cilit i kam dhënë energjinë dhe fytyrën time, duke e marë nga 0 e duke e ngritur on TOP.

Fytyra ime vlen më shumë se çdo formë tjetër, nuk negocioj me askënd për asgjë, kam refuzuar dhe refuzoj të bëhem pjesë e arrogancës, injorancës dhe çdo forme tjetër kompromentuese!
Gazetaria është profesioni im, pasioni im dhe jam unë, pa maskë, pa doreza, pa kompromise dhe me shumë punë, lexim, përkushtim për të shërbyer në misionin e rëndësishëm të medias.
Kush më njeh e di mirë që unë nuk jam ndërtuar mbi skandale por mbi punë dhe shumë punë.

Gazetaria ime është redaksionale, është e mirëfilltë dhe punë kërkimore, pjesë e të cilës është terreni i politikës, raportimi i luftës e deri te raportimet ndërkombëtare. Rastësia nuk më ngriti askund, formimi dhe përkushtimi po.

Faleminderit publikut, atyre që më besuan nga dita e parë, unë do të jem ky që jam, i vërtetë deri në frymën e fundit!

Do të shihemi shpejtë!
Përqafime 

Similar Posts